Kejn shkruan histornë në Premier Ligë, 36 gola brenda një viti

Me tregolëshin e realizuar ndaj Bërnlit, sulmuesi i Totenhamit, njëherazi edhe i përfaqësueses angelze të Futbollit, Herri Kejn ka arritur shifrën e 36 golave brenda një viti kalendarik në Premier Ligën angleze, duke shkruar kështu emrin e tij në librat e historisë të këtij kampionati.

Kejn me tri golat e realizuar ka barazuar rekordin e vendosur nga Alan Shearer në vitin 1995. Sulmuesi 24-vjeçar ka ende mundësi për të tentuar rekorde të reja në këtë kampionat. Të tjerë sulmues, të cilët kanë arritur deri në shifrën e 30 golave përgjatë një viti kalendarik janë edhe Van Persie, me 35 të tillë në 2011-ën, Henry me 34 gola në 2004-ën, Les Ferdinand me 30 të tillë në 1995-ën dhe Van Nistelroy po me 30 gola në Vitin 2003.

Leave a Reply