Bayerni e kërkon, por Klop i fokusuar te titulli me Liverpulin

Ditëve të fundit mediat spekulonin për një rikthim të mundshëm të Jorgen Klop në Bundseligën gjermane, por kësaj radhe te Bayerni i Mynihut. Mirëpo menaxheri i Klopit ka hedhur posht këto zëra, duke thënë se ai do të vazhdojë të drejtojë Liverpulin edhe sezonin tjetër.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me transferimin e Jurgen te Bayern. Ai do të vazhdojë me Liverpool, pasi kërkon të triumfojë në Premier me këtë ekip”, tha menaxheri i Klopp.

Klopp konsiderohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Yupp Heynckes, që erdhi në mesin e këtij sezoni te Bayern, pas shkarkimit të Carlo Ancelotti. Por duket se Klopp ka të tjera plane, ndaj ka vendosur të mos rikthehet në Gjermani. Mes kandidatëve të tjerë për të marrë stolin e Bayern janë Joachim Loeë, Thomas Tuchel dhe Julian Nagelsmann, por duket se emri i trajnerit të ri do të jetë enigmë deri në fund të sezonit.

Leave a Reply