Ibrahimoviç gati të ik nga Junajtedi, kërkohet në Kinë dhe SHBA

Futbollisti i përfaqësueses së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviç është në prag të largimit nga Mançester Junajtedi. Suedezi duket se nuk është rikthyer ashtu si më parë dhe tashmë po tregon probleme bashkëjetese me belgun Lukaku. Plani i Murinjos për t’i bërë të 2 bashkë në sulm, nuk ka funksionuar, pasi Ibra nuk lëviz mjaftueshëm pas shpinës së Lukakut.

Portugezi e ka kuptuar tashmë këtë dhe prej disa javësh nuk i aktivizon të 2 bashkë, ndërsa ka dhënë miratimin e tij për largimin e suedezit. Për Ibrën ka oferta të shumta nga Kina, por edhe MLS-ja amerikane, që duket destinacion më i preferuar për suedezin, para se të varë këpucët në gozhdë.

Leave a Reply