Nadal avancon në raundin e tretë të Australian Open

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është kualifikuar në raundin e katërt të turneut grand slem të Australian Open, pasi fitoi Damir Dzumhurin me rezultat 3:0. Nadal ishte dominues në të gjithë takimin, duke fituar setin e parë me shifra 6:1, ndërsa dy setet tjera i mbylli me 6:3 dhe 6:1. Kualifikim surpriz ishte ai i tenistit italian Andreas Sepi, që vazhdon më tej falë triumfit 3:2 ndaj kroatit Ivo Karloviq në një ndeshje që zgjati më shumë se katër orë.

Biletë për në raundin tjetër të Australian Open siguroi edhe bullgari Grigor Dimitrov që mundi rusin Andrei Rublev me rezultat 3:1 në sete 6:3, 4:6, 6:4 dhe 6:4. Gjithashtu më tej avancojnë edhe emrat si Edmund, Çiliq, Shartzman e Korreno.

Leave a Reply