Vozniacki fituese e Australian Open

Tenistja daneze, Karolin Vozniacki, ka triumfuar në turneun e femrave në tenis, Australian Open në Melburn, pasi në finalen e madhe mundi rivalen nga Rumania, Simona Halep, me rezultatin 2:1 në seta, 7:6, 3:6 dhe 6:4.

Sfida ishte mjaft e luftuar dhe spektakolare, ndërsa setin e parë Vozniacki e mori me shumë vështirësi me rezultatin 7:6, pasi u barazua dy herë avantazhi.

Halep, që është momentalisht numri 1 i renditjes botërore, arriti të dominojë në setin e dytë dhe të triumfojë me rezultatin 6:3, duke barazuar rezultatin.

Gjithsesi, Vozniacki u rikthye sërish në setin e 3-të dhe arriti të fitojë me rezultatin 6:4, duke siguruar edhe triumfin në Australian Open.

“Këtë moment e kam ëndërruar për shumë vite dhe sot ëndrra u bë realitet”, tha Vozniacki, e cila ishte tejet e emocionuar, pas fitores në duelin final.

Leave a Reply