Meklish merr drejtimin e përfaqësueses së Skocisë

Aleks Meklish është seleksionuesi i ri i përfaqësueses së Skocisë. 59-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Federatën Skoceze të Futbollit për një kontratë dy-vjeçare, që korrespondon me përfundimin e eliminatoreve të Europianit të Ligës së Kombeve. Meklish vjen si zëvendësues i Gordon Straçan, i cili dha dorëheqjen nga detyra tetorin e kaluar, pasi nuk arriti ta kualifikonte përfaqësuesen britanike në finalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Për Meklish kjo do të jetë eksperienca e dytë në krye të Skocisë, pasi i njejti e ka drejtuar për 10 ndeshje edhe në periudhën 2006/07.

Leave a Reply