4 futbollistë të Uest Bromuiç vjedhin një taksi në Barcelonë

Katër futbollsitë të skuadrës së Uest Bromuiç Albion janë vënë në qendër të vëmendjes, pasi të njëjtit janë futur në telashe, pas vendimit të tyre për të vjedhur një taksi në Barcelonë.

Skuadra nga Premierliga angleze për disa ditë ishte zhvendosur në Barcelonë për përgatitje, ndërsa mëngjesin e së enjtes, futbollistët si Xhoni Evans, Garet Beri, Xhek Livermur dhe Boaz Majhill, pasi deri në orët e mëngjesit kishin qëndruar jashtë, kishin marrë taksinë për t’u kthyer në hotel, edhe pse taksisti në ato momente nuk kishte qenë brenda në veturë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë faqja e klubit anglez, ndërsa katër futbollistët e arrestuar nga policia pas denoncimit të taksistit, kanë kërkuar falje përmes sajtit të klubit për veprimin e tyre.

Drejtuesit e Uest Bromuiç Albion kanë deklaruar se do të ketë ndëshkim për katër futbollistët.

Leave a Reply