Kundërzbritjet e Majnc “vdekjeprurëse” për Hertën e Berlinit (VIDEO)

Skuadra e Majncit ka bërë një hap shumë të rëndësishëm rreth mbijetesës së saj në Bundesligë, pasi të premten në mbrëmje në ndeshjen e parë të javës së 23-të si mysafir me rezultatin 0:2 mundi Hertën e Berlinit. Suedezi Robin Kuajson ishte figura qendrore e këtij takimi duke realizuar që të dy golat për ekipin e trajnerit Sandro Shvarc, që në këtë mënyrë me skuadrën e tij ndërpreu serinë prej 3 disfatave të njëpasnjëshme në Bundesligë.

Në anën tjetër Herta e Berlinit vazhdon të mos shijojë fitoren e parë gjatë vitit 2018-të, me ç’rast mbetet në pozitën e 11-të. Në rast fitoreje “Zonja e Vjetër” nga Berlini mund të ngjitej në pozitën e 7-të, teksa sa i përket Majncit, tashmë me 23 pikë pozicionohet në vendin e 16-të.

Leave a Reply