Guardiola me Sitin fiton trofeun e parë në Angli 

Pep Guardiola ka fituar trofeun e parë në drejtimin e Manchester City, teksa mundi në “Ëembley” 0-3 Arsenalin në finalen e Carabao Cup.

Edicioni i 58 i Kupës së Ligës ka parë fituese skuadrën e City, në një ndeshje të dominuar nga një futboll i bukur. Edhe pse ishin “topçinjtë” të parët që ishin shumë pranë golit, ndeshja mori një rrjedhë të favor të të besuarve të Guardiola-s.

I zakonshmi Sergio Aguerro ishte ai qe hapi serinë e golave në minutën e 18. Kapiteni Kompany në minutën e 58 dyfishoi rezultatin ndërsa David Silva vulosi gjithçka me golin e tij në minutën e 65.

Ky është trofeun i parë për Guardiola-n në Angli, ndërsa është kupa e 5 e Ligës e fituar nga “citizens” në 8 edicione.

Leave a Reply