Erzen Rustemi do të përballet me argjentinasin Elmeti!

Boksieri nga Kosova Erzen Rustemi të shtunën do të mbrojë titullin e kampionit në VBF kundër argjentinasit Juan Pedro Gugli Elmeti. Ka qenë vet boksieri shqiptar, i cili në profilin e tij në “Fejsbuk” ka bërë të ditur lajmin për zhvillimin e këtij dueli. Rustemi duket i përgatitur para duelit të shtunës, ndërsa me një fitore eventuale kundër argjentinasit, do të bënte për vete edhe titullin në kategorinë “GBU”.

Ndonëse ishte planifikuar që boksieri kosovar të ngjitej në ring me 31 mars, megjithatë dëshira e madhe për të dalë më shpejtë në ring ka bërë që ai të caktojë dyluftimin e rradhës më 3 mars. Përballja Erzen Rustemi – Juan Pedro Gugli Elmeti do të zhvillohet të shtunën në Karslruhe Rheinsteten të Gjermanisë.

 

Leave a Reply