Super Dybala dhe Juve merr kryesimin (VIDEO)

Juventusi falë “dopietës” së shënuar nga Paolo Dybala ka mundur Udinezen me rezultatin 2:0 në ndeshjen e javës së 28-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Fitorja e kampionëve në fuqi të Italisë mund të ishte edhe më e thellë në rast se Higuain në minutën e 38-të shënonte nga pika e bardhë.

Ndryshe Dybala golin e tij të parë në këtë ndeshje e realizoi në minutën e 20-të, teksa vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë personal, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e 23-të sezonale të “Zonjës së Vjetër” që në këtë mënyrë merr kryesimin në renditje me 71 pikë, dy më shumë se Napoli i vendit të dytë që sonte me fillim në ora 20:45 do të zhvillojë derbi ndeshjen e javës kundër Interit në “Xhuzepe Meaca”.

Leave a Reply