Nga shitës qumështi te kombëtarja angleze!

Në numrin e sotëm “Guardian” tregon rastin e Nik Pope, portierit të Bërnlit, i cili para 8 vitesh aktivizohej në ligën e shtatë angleze, dhe në kohën e lirë punonte si shitës qumështi me qëllim që të mbante ekonomikisht familjen.

Por, nesër ai mund të mbrojë portën e Anglisë në miqësoren kundër Holandës. Karrierën e ka nisur tek akademia e Ipsuiç, por drejtuesit nuk patën besim tek ai dhe vendosën ta shisnin tek skuadra e Bjurit, ekip që aktualisht militon në kategorinë e tetë.

Këtë periudhë ai e shfrytëzoi për të vazhduar studimet, deri në momentin kur skuadra e Çarlton shfaqi interes për të. Por fati e solli që të huazohej tek disa ekipe në kategoritë e ulëta.

“Kuptohet që kur nuk të japin besim që kur je 16 vjeç është diçka e rëndë, fillon e humb shpresën, por ia vlejti  për diçka pasi fillova studimet, kurse në kohën e lirë punoja si shitës qumështi, por kjo nuk më pengoi të luaja 150 ndeshje në nivelin amator” – shprehet Pope kur tregon për fillimet e tij.

Një tjetër periudhë e rëndë ka qënë tek ekipi i Aldershot, pasi mu desh të kaloja gjithë ato sprova, për të arritur këtu jam, dhe në shtator të 2017 kundër Kristal Pallas u lëndua portieri Tom Heton dhe ja… erdhi rasti im”.

“Po shijoj momentin tim por tashmë ambiciet e mia nuk përfundojnë këtu, pasi dua të tregojë cilësitë e mia” – shprehet Nik Pope. .3

Pope gjatë gjithë karierës së tij ka mbrojtur portën e skuadrave amatore, deri sa erdhi  momenti i artë tek Burnley, në Premier League dhe ku kulmi është aktivizimi me kombëtaren angleze. (EDS)

Leave a Reply