Spanjë turpëron Argjentinën 6:1, Isko shënon “het-trik” (VIDEO)

Spanja ka turpëruar Argjentinën në ‘Ëanda Metropolitana’, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-1, ndërsa Lionel Messi duhet të ndjehet i lumtur, që nuk ia doli të luante sot.

Pa yllin e Barçës në fushë dhe me disa emra të rinj, skuadra e Sampaolit u shkërmoq në Madrid, ku pavarësisht se luhej një miqësore, rezultati ishte vërtetë i papranueshëm.

Diego Costa zhbllokoi rezultatin që në minutën e 13′, ndërsa Isco dyfishoi shifrat në të 27-ën. Otamenti ngushtoi shifrat në minutëën e 39 dhe u duk se riktheu Argjentinën në lojë, por kjo ishte thjesht një mirazh.

Në pjesën e dytë, Spanja e Lopeteguit shënoi edhe 4 herë të tjera, dy herë me Iscon që kompletoi tripletën personale dhe më pas me Alcantarën e Aspas.

Kjo ndeshje tregoi edhe njëherë se Argjentina nuk do ta ketë të lehtë të pretendojë titullin kampion në Rusi, ndërsa kualifikimi i vështirë nuk ishte rastësi.

Leave a Reply