Liga e Kampionëve vazhdon sonte edhe me dy sfida tjera interesante

Liga e Kampionëve Europian vazhdon sonte me dy ndeshje të tjera mjaft interesante. Bajern Munih – Sevilja dhe Real Madrid – Juventus  janë dy ndeshjet e radhës nga të cilat do të mësohen dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste.

“Bavarezët” dhe kampionët në fuqi të Evropës, janë fare pranë kalimit në raundin tjetër të garave, pasi një javë më parë, gjiganti gjerman kishte fituar në udhëtim tek Sevilja me rezultatin 1:2, derisa fitore të thellë midis Torinos kishte arritur edhe Real Madridi, duke mundur Juventusin me rezultatin 3:0.

Të dyja ndeshjet startojnë në terminin e zakonshëm, 20:45.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply