Gati 57% e golave të Struga Trim Lum, mbajnë firmën e dyshes Ibraimi-Radeski

E kur janë në pyetje golat, nuk ka se si të mungojë këtu emri i mbretit, Besart Ibraimi. I njëjti edicionin e kaluar shënoi 19 gola në ndeshjet e Ligës së Parë, duke fituar epitetin e golashënuesit më të mirë, ndërsa edicionin aktual, Ibraimi ka arritur shifrën e 15 golave, po aq sa ka shënuar edhe Marjan Radeski.

Pra plotë 30 gola mbajnë firmën e kësaj dyshe, nga gjithsej 55, apo gati 57% e golave.

Ibraimi, këtë edicion, përveç që është në garë ende për top-golashënuesin më të mirë, ai mban epitetin e asistuesit më të mirë.

Plotë 13 asistime dhe 15 gola të shënuar në 28 ndeshje, vërtetë numra të frikshëm, për një futbollistë 37-vjeçar, i cili sot luan ndaj skuadrës së tij më të preferuar, kur janë në pyetje golat e shënuar.

Leave a Reply