Besart Ibraimi, 17 gola kundër FC Shkupit

Besart Ibraimi sot kundër FC Shkupit, skuadrës së tij të preferuar pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 24-të.

Në 23 ndeshjet e deritanishme, Ibraimi përballë skuadrës shkupjane ka realizuar plotë 17 gola, më shumë se ndaj çdo skuadre tjetër të Ligës së Parë.

Ndryshe sot, Ibraimi do të zhvillojë ndeshjen e 6-të kundër FC Shkupit, si pjesë e Struga Trim Lum, ku ka arritur të realizojë edhe dy gola.

Në ndeshjen e fundit, që ishte mbyllur me barazimin 2:2, Ibraimi humbi një penalti ndaj FC Shkupit.

Një gabim i tillë nuk i lejohet bomberit të Struga Trim Lum, duke pasur parasysh se është në garë sërish për epitetin e golashënuesit më të mirë, edhe atë së bashku me Marjan Radeskin, që të dy nga 15 gola të shënuar, vetëm një gol më pak se kryesuesi aktual, Aleksa Marushiq.

Leave a Reply