Islanda zbulon futbollistët që do të udhëtojnë për në “Rusi 2018”

Islanda është gati për Botërorin e Rusisë. Trajneri Hallgrimsson ka publikuar listën përfundimtare të futbollistët që do të luajnë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik.

Të bie në sy në listën e përpiluar nga Hallgrimsson, prania e Gulfy Sigurdsson, i cili nuk luante që nga muaji mars për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që është thirrur edhe mesfushori i Udineses, Emil Hallfredson.

Islanda, që merr pjesë në fazën finale të një Botërori për herë të parë në historinë e saj, do të kërkojë që të befasojë admiruesit e futbollit edhe në Kupën e Botës që do të luhet në Rusi, ashtu sikurse bëri edhe në Evropianin e Francës.

Islanda është në një grup të fortë me Argjentinën, Nigerinë e Kroacinë. Debutimin e saj në Botëror, do ta bëjë në 16 qershor, pikërisht me përballjen ndaj Argjentinës, skuadrës nënkampione të botës.

Ja lista e plotë:

Portierë: Hannes Pór Halldórsson (Randers), Frederik Schram (Roskilde) e Rúnar Alex Rúnarsson (Nordsjaelland);

Mbrojtës: Ari Freyr Skúlason (Lokeren), Hördur B. Magnússon (Bristol City), Hólmar Örn Eyjólfsson (Levski Sofia), Kári Árnason (Aberdeen – Scozia), Sverrir Ingi Ingason (Rostov), Ragnar Sigurdsson (Rostov), Samúel K. Fridjónsson (Valerenga) e Birkir Már Saevarsson (Valur – Islandia);

Mesfushorë Jóhann Berg Gudmundsson (Burnley), Arnór Ingvi Traustason (Mälmo), Aron Einar Gunnarsson (Cardiff City), Ólafur Ingi Skúlason (Karabukspor), Gylfi Sigurdsson (Everton), Emil Hallfredsson (Udinese) e Birkir Bjarnason (Aston Villa);

Sulmues: Rúrik Gíslason (Sandhausen), Björn B. Sigurdarson (Rostov), Albert Gudmundsson (PSV), Alfred Finnbogason (Augsburg) e Jón Dadi Bödvarsson (Reading).

Leave a Reply