Historike: 5 klube nga Madridi pjesë e La Liga-s (VIDEO)

Dy vite pasi kishte humbur statusin e skuadrës elitare, Rajo Valjekano është rikthyer në La Liga. Skuadra nga Vajekas falë fitores minimale 1:0 ndaj Lugos në kuadër të javës së parafundit në Segunda Division, u rikthye në pozitën e parë, njofton “infOSport.mk”.

Golin e fitores për Rajo Valjekanon e realizoi Aleks Moreno në minutën e 40-të, i mjaftueshëm për festën e futbollistëve të skuadrës nga Madridi, që me 76 pikë, një javë para mbylljes së sezonit të rregullt siguroi të paktën pozitën e dytë, që gjithashtu siguron kualifikimin e drejtëpërdrejtë për në La Liga, aty ku vitin tjetër do të luaj edhe Hueska, që një gjë të tillë kishte siguruar që një javë më parë, pavarësisht disfatës së të dielës ndaj Gimnastikut në shtëpi.

Një vend për në ndeshjet e “play-off” siguroi Sporting Hihoni falë fitores 2:1 ndaj Granadas si dhe Zaragoza që në “La Romaleda” me rezultatin 3:1 mundi Valjadolidin. Ndërkohë Kadiz, Osasuna, Valjadolid, Numansia dhe Oviedo do të luftojnë për dy vendet e tjera në xhiron e fundit, duke pasur parasysh dallimin në pikë që kanë mes vete.

Me inkuadrimin e Rajo Valjekanos në Primera Division, për herë të parë në histori kjo ligë do të numërojë 5 klube nga Madridi. Skuadrat tjera nga kryeqendra spanjolle janë, Rreal Madridi, Atletiko Madridi, Leganesi dhe Hetafe, transmeton “infOSport.mk”.

Pas barazimit pa gola në transfertën ndaj Albasete, ekipi i dytë i Barcelonës humbi vendin e saj në Segunda Division dhe vitin tjetër do të garojë një kategori më poshtë.

Leave a Reply