Theu dorën ndaj Shqipërisë, shikoni çfarë ka bërë FFK për Herolind Shalën

Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me sekretarin gjeneral, Eroll Salihu, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Bakir Burri dhe mjekun e Përfaqësueses, Murat Berisha kanë vizituar sot mesfushorin e Kosovës, Herolind Shala, i cili aktualisht ndodhet për pushime në Kosovë.

Ndryshe Shala i cili aktualisht luan në Danimarkë me skuadrën e Lyngby, theu dorën në miqësoren e fundit të Kosovës ndaj Shqipërisë, të fituar 3:0 nga vëllai i vogël, mirëpo edhe përkundër kësaj ai nuk kishte pranuar të dalë nga loja, duke sakrifikuar edhe shëndetin për fanellën e Kosovës.

“Sot na ndëruan përfaqësuesit nga Federata e Futbollit e Kosovës me një vizitë. Të pranishmit ishin Fadil Vokrri-kryetar i FFKs, Eroll Salihu-sekretari i FFKs, Bakir Burri-anëtar i komitetit ekzekutiv të FFKs dhe Dr. Murat Berisha, mjeku i përfaqësueses se Kosovës. Shumë faliminderit per vizitën”, – ka shkruar Shala në facebook.

Leave a Reply