Rekord shkarkim i një trajneri! Mihajlloviç vetëm 8 ditë trajner i Sportingut

Shumë e shkurtër ka qenë aventura e trajnerit serb me klubin e njohur nga  Portugalia, Sportingun e Lisbonës. Madje aq e shkurtër sa për të hyrë në historinë e futbollit Botëror.

Strategu serb vetëm 8 ditë më parë ishte emëruar si trajner i Sportingut të Lisbonës, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare me tashmë ish presidentin Bruno de Carvalho, i cili u largua nga ky post. Bordi drejtues që udhëhiqet nga Jose de Sousa Cintra pas largimit të presidentit, Bruno de Carvalho, ka vendosur ta rrëzojë emërimin e serbit si trajner, për të cilin me siguri se kjo ka qenë eksperienca e tij më e hidhur gjatë karrierës.

Rikujtojmë Mihajlloviç gjatë karrierës së tij si trajner, ka udhëhequr kryesisht klube nga Italia, si, Bolonja, Sampdoria, Milan dhe Torino.

Leave a Reply