Botas bashkë me Mercedesin deri në vitin 2019-të

Mercedes njoftoi sot para Çmimit të Madh të Gjermanisë të Formula 1 se piloti i tij finlandez, Valteri Botas kishte zgjatur kontratën me një vit shtesë, duke qëndruar deri në vitin 2019.

Bottas, aktualisht në vend të pestë në Kampionatin e Botës, shpresonte për një zgjatje prej dy vitesh, por Mercedes nuk e pranoi.

Megjithatë Mrecedes i mban hapur shpresat duke shprehur në një komunikatë se “mundësia për një vit shtesë deri në 2020-ën bën pjesë në kontratën e arritur me finlandezin”, shkruan “ATSH”.

Valteri Botas, 28 vjeç, ka arritur të fitojë tre herë në F1, të gjitha me Mercedes, të cilit iu bashkua në fillim të vitit 2017, pas largimit të papritur të gjermanit, Niko Rosberg.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply