Ish-kapiteni i Milanit drejt largimit

Ish kapiteni i Milanit, Rikardo Montolivo gjatë kësaj vere mund të largohet nga Milani. Mesfushori italian nuk bënë pjesë në listën e futbollistëve për në turneun parasezonal në SHBA, ndërsa një vendim të tillë thuhet se ka marrë trajneri, Xhenaro Gatuso.

Sipas “Corriere della Sera”, ish-kapiteni i Milanit e ka marrë shumë keq përjashtimin e tij nga skuadra për ndeshjet përgatitore që do të zhvillohen në SHBA.

Montolivo ka vetëm edhe një vit në kontratë me Milanin, ndërkohë klubi pritet t’ia shkëpus kontratën e tij dhe ta lë të lirë atë pasi nuk është më pjesë e planeve të trajnerit “kuq e zi”, i cili dje ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në turneun e SHBA-ve.

 

Leave a Reply