Nurmagomedov do të përfitoj 10 mln dollarë për meçin me MekGregor

Kabib Nurmagomedov ka pranuar që të përballet me yllin irlandez, Konor MekGregor, ndërsa për këtë luftë do të përfitojë plotë 10 milion dollarë.

UFC ka precizuar datën e luftës së madhe, ndërsa jo zyrtarisht përmendet shuma e lartëpërmendur që do të përfitonte Nurmagomedov.

Menaxheri i Kabib, Ali Abdel – Azis, pranoi se klienti i tij do të përfitojë një shumë të konsiderueshme të hollash nga kjo luftë, mirëpo që ende nuk është bërë zyrtare e njëta nga ana e UFC-së.

Lufta midis Nurmagomedov dhe MekGregor do të zhvillohet me datë 6 tetor.

Leave a Reply