Jurgen Klopp mbron Ozilin

Mesut Ozil dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane, pas situatës së krijuar për shkak të fotografimit të tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, me një fanellë të firmosur të Arsenalit.

Jurgen Klopp ka dashur të mbrojë mesfushorin e ekipit të tij duke e përshkruar armiqësinë ndaj tij si hipokrite.

Më herët është mësuar se trajneri gjerman e ka mbështetur lojtarin e tij edhe në vendimin e dorëheqjes.

Ozil është me origjinë turke por me nënshtetësi gjermane.

Për më tepër, ai nuk ka qenë i vetmi që është fotografuar në atë takim në Londër pasi një gjë të tillë kishin bërë edhe mesfushori Mançester Sitit, lkaj Gjundogan dhe sulmuesi i Evertonit, Xhenk Tosun.

Të shumta kanë qenë qëndrimet e mbajtura për këtë veprim të Ozil, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Grindel e konsideroji si një gabim të mesfushorit, ndërsa shoku ekipit gjerman, Toni Kros deklaroi se i duket pa sensë dorëheqja e Ozil nga kombëtarja pasi edhe ai vetë e di që nuk ka racizëm në kombëtaren gjermane.

Ndërsa në krahun tjetër presidenti turk e konsideroji sjelljen ndaj futbollistit si raciste.

Leave a Reply