26 vite më parë, Junajtedi e nisi me tri pikë në tri ndeshjet e para, por e fitoi titullin!

Manchester United ka pasur një start zhgënjyes në këtë edicion të Premier League, por historia tregon se asgjë nuk është vendosur dhe të paktën e kaluara i jep besim trajnerit Jose Mourinho.

United humbi 3-0 ndaj Tottenham në “Old Trafford” dhe kjo do të thotë se ka marrë vetëm tre pikë, pas tre ndeshjeve të para të sezonit 2018/19.

Herën e fundit që “djajtë” e nisën kampionatin me një fitore dhe dy humbje, në sezonin 1992-93, ata fituan titullin kampion!

26 vjet më parë, pavarësisht atij starti shkatërrimtar, ku erdhën dy humbjet, 2-1 ndaj Sheffield dhe 3-0 ndaj Everton në shtëpi, ekipi që drejtohej nga Sër Alex Ferguson u shpall kampion me plot 84 pikë të grumbulluara.

Në situatën kaotike që po kalojnë “djajtë”, ky episod që vjen nga e kaluar duket i vetmi “ogur” i mirë për Jose Mourinho.

Leave a Reply