Di Françesko thyen dorën e majtë gjatë festës së golit të Manolas (VIDEO)

Trajneri i Romës, Euzebio Di Françesko do të mbajë mend gjatë kohë ndeshjen me Atalantan, ndeshje kjo që mbrëmë në “Olimpiko” u mbyll me barazimin 3:3.

“Ujkesha Romake” dhe skuadra bergamase zhvilluan një super ndeshje, në të cilën Roma vetëm në momentet e fundit arriti që ti shpëtojë disfatës.

Golin e tretë për “verdhekuqtë” e realizoi greku Kostas Manolas në minutën e 82-të, ndërsa i emocionuar nga ky gol Di Françesko me dorën e tij të majtë goditi fuqishëm në qelqin e plastikt të kabinës së rezervistëve, duke pësuar një frakturë të dorës.

Pas kontrolleve të bëra në spital, mjekët kishin konstatuar një thyerje të kockës së pestë metatarsale të dorës së tij të majtë.

Leave a Reply