Beshiktashit i mjaftoi vetëm një pjesë për të mundur Sarpsborgun (VIDEO)

Beshiktashi ka shënuar fitore 3:1 përballë Sarpsborgut në ndeshjen e parë të grupit “I” në kuadër të Liga Europa. Skuadra turke çështjen e fituesit në këtë ndeshje e zgjodhi vetëm në një pjesë, pasi që të tre golat i realizuan gjatë fraksionit të dytë.

Rajan Babel hapi serinë e golave në minutën e 51-të, ndërsa pas një harkimi të Adem Ljajiç nga gjuajtja e lirë, Roko në minutën e 69-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e skuadrës norvegjeze.

Në minutën e 83-të Beshiktashi realizoi edhe golin e tretë. Ata organizuan një kundërzbritje të shpejtë, ndërsa Ozjakup pasi nxorri në një pozitë shumë të volitshme për gol bashkëlojtarin e tij Lens, ky i fundit nuk fali dhe shënoi për 3:0.

Golin e nderit skuadra e Sarpsborg e realizoi në kohën shtesë, kur pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, Zahariasen me kokë shënoi në rrjetën e Karius, për të vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Beshiktashi 3, Sarpsborgu 1.

Kësisoj Beshiktashi e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në ndeshjet e Liga Europa. Ndeshjen e rradhës skuadra “Shqiponjat e Zeza” nga Stambolli do ta zhvillojë në Suedi kundër Malmos së Binakut, teksa Sarpsborgu në terren vendas do të mirëpret Genkun e Edon Zhegrovës.

Leave a Reply