Sonte nis raundi i dytë i ndeshjeve në grupe të Ligës së Kampionëve

Sot nis raundi i dytë i ndeshjeve në grupe në UEFA Champions League. Mungojnë sfidat direkte mes të mëdhenjeve megjithatë e marta ofron 8 takime interesante që duhen ndjekur. Në grupin E spikat padiskutim dueli mes dy ekipeve kryesuese me Bayern Munich që pret në shtëpi Ajaxin. Gjermanët janë dukshëm favoritë edhe pse holandezët konsiderohen një kockë e fortë dhe këtë e treguan me atë fitore të thjeshtë 3-0 ndaj grekëve të AEK-ut të Athinës në sfidën e parë. Po në këtë grup Benfica do të tentojë pikët e para pikërisht në transfertën e Athinës ndaj AEK-ut. Në grupin vëmendja shkon te Manchester City që pas humbjes ndaj Lyonit në shtëpi do të synojë fitoren e parë në transfertën gjermane përballë Hoffenheim. Kjo është një nga dy takimet që do të luhet në orën 18:55. Në ndeshjen tjetër të grupit Lyon pret në Francë ukrainasit e Shakthar me objektivin e vetëm për të marrë tre pikët e radhës dhe për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër.

Në grupin G, kampionët në fuqi të Realit të Madridit me mungesa të shumta sfidojnë rusët e CSKA-së Moskës në stadiumin ku u luajt finalja e Botërorit, Luzhniki. Pa Sergio Ramos, Marcelon, Iscon e Bale, skuadra e Lopeteguit nuk do ta ketë të thjeshtë marrjen e tre pikën. Nuk ka rrugë tjetër veç fitores Roma në ndeshjen shtëpiake ndaj çekëve të Viktoria Plzen. Në grupin e fundit atë H, Juventusi në orën 18:55 pret në Torino modestët zviceranë të Young Boys. Edhe pse pa Ronaldon që është i skualifikuar skuadra e Allegrit konsiderohet favoritja e madhe jo vetëm në këtë ndeshje por në të gjitha sfidat që luhen sot. Misioni për të marrë fitoren e dytë në grup parashikohet i thjeshtë për bardhezinjtë dhe shumë i vështirë për Manchester United. Djajtë Kuq luajnë ndoshta ndeshjen më të vështirë të mbrëmjes pasi përveç momentit jo që po kalojnë në kampionat presin në Old Trafford një kundërshtar të rrezikshëm si Valencia.

Leave a Reply