Fitore e çmendur e Junajtedit (VIDEO)

Mançester Junajtedi ka arritur një fitore të çmendur, të cilin fare në fund e siguroi përmes Aleksis Sançez, që shënoi golin e tretë në fitoren 3:2 të “Djajve të Kuq” ndaj Njukasëll Junajtedit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Murinjos pjesën e parë e mbylli me disavantazh prej dy golave, duke pasur parasysh se skuadra nga “Sent Xhejms Park” brenda 10 minutave të para realizoi dy gola. Fillimisht Kenedi në minutën e 7-të shënoi për 0:1, teksa Muto 3 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e “Djajve të Kuq”.


Golat nga ndeshja Njukasëll Junajted-Mançester Junajtedi ndiqni KËTU.


Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë në tërësi foli për Junajtedin, që shënoi 3 gola, duke arritur këtë përmbysje të madhe.

Huan Mata në minutën e 70-të shënoi golin e parë për ekipin vendas, që vetëm 6 minuta më vonë Martial të barazojë shifrat dhe të paralajmëroj një fund dramatik, i cili në minutën e fundit të takimit solli edhe golin e tretë me autorë, Aleksis Sançez.

Ishte kjo fitorja e katërt për ekipin e Murinjos në Premierligë, duke u renditur kështu në pozitën e 8-të me 13 pikë të tubuara. Në anën tjetër Njukasëll Junajted mbetet në kuotën e vetëm dy pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e parafundit.

Leave a Reply