Khabib i çon mesazh McGregor pak orë para duelit

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë të artet marciale mikse, do të mbrojë për herë të parë titullin kampion të ktij Divizioni mëngjesin e së dielës, kur do të duelojë ndaj ikonës së këtij sporti, irlandezit Conor McGregor. Sfida është e vlefshme për eventin UFC-229, që zhvillohet në stadiumin “T-Mobile Arena” të Las Vegasit.

Pas daljes së fundit publike që dy sportistët zhvilluan sot, Nurmagomedov mbeti i zhgënjyer nga vërshëllimat e fansave, pasi në stadium kishte më shumë fansa të irlandezit. Ata nuk e pritën aspak mirë daljen në skenë të kampionit rus, që u dërgoi një mesazh si atyre ashtu dhe rivalit të tij.

Më vjen keq, por do ta shtyp në kafaz idhullin tuaj, djaloshin tuaj. Unë dua të falënderoj fansat irlandezë anembanë botës, pasi është falë jush që po zhvillohet ky event. Me shpresën e Zotit, unë nesër do të jem sërish fitues”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Leave a Reply