Super LeBron Xhejms dhe Lejkers arrinë fitoren e parë si vendas

LeBron Xhejms ka regjistruar “triple-double” e parë me fanellën e LA Lejkers, duke i siguruar kështu fitoren e parë në “Staples Center”, skuadrës së tij, që me rezultatin 128:111 mundi Denver Nagetsin.

Xhejms regjistroi 28 pikë, 11 asiste dhe 11 kërcime, duke udhëhequr kështu skuadrën nga Kalifornia drejt fitores ndaj skuadrës së pamposhtur deri më tani, Denver Nagets.

Kjo ishte fitorja e dytë për Lakersat në dy ditë, duke e marrë disi veten pas nisjes me 3 humbje radhazi të sezonit të ri. Një kontribut të veçantë në këtë fitore të “lejkersave” dha edhe dyshja Kyle Kuzma, i cili realizoi 22 pikë dhe JaVale McGee, që ndeshjen e mbylli me 21 pikë.

Në anën tjetër te “nagetsat” më i spikatur doli të jetë Nikola Jokiç, që shënoi 24 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Damian Lillard shënoi 41 pikë teksa Portland Blejzers mundi me rezultatin 128:114 Orlando Mehik. Në Oklahoma, Xhajson Tatum shënoi 24 pikë dhe Boston Selltiks përmbysi diferencën 16 pikëshe pas pushimit për të mposhtur Oklahoman me rezulatin 101:95, teksa Detroit Pistons i udhëhequr nga Grifin dhe Drumond që realizuan nga 26 pikë, me rezultatin 110:103 mundi Klivlendin.

Leave a Reply