PSZH 13 takime dhe 13 fitore, mund edhe Monakon!

13 ndeshje në Ligue 1 dhe 13 fitore për Paris Saint-Germain. E fundit ka ardhur mbrëmjen e sotme kundër Monaco-së së Thierry Henry, e shkatërruar nga kampionët në fuqi të Ligue 1 me rezultatin 4-0.

Spektakli personal i Edinson Cavani-t ka filluar në minutën e 4-t, ka vazhduar në të 11-ën dhe është mbyllur në të 54-ën, me Neymar që ka kompletuar “pokerin” në minutën e 63-të me një penallti.

Sulmuesi uruguaian është bërë lojtari i parë që shënon të paktën tre gola në një ndeshje të luajtur kundër Monaco në Ligue 1 që nga Carlos Bianchi më 25 majin e 1979-ës.

PSG ka shënuar edhe dy gola të tjerë me Draxler dhe Mbappe që janë anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Kjo fitore e ka ndihmuar skuadrën e Tuchel të çojë në 13 pikë diferencat me vendin e dytë në renditje, që mbahet nga Lille, ndërsa Monaco mbetet në vendin e parafundit me vetëm 7 pikë të grumbulluara dhe pa asnjë fitore të marrë në 16 takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Lajmi i vetëm i mirë për skuadrën e Henry është se mbijetesa është pesë pikë larg dhe se kanë mbetur akoma edhe 26 javë kampionat për t’u luajtur. Por nëse skuadra nuk zgjohet.

Leave a Reply