Kris Smolling vazhdon kontratën me Junajtedin

Mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Kris Smolling ka nënshkruar kontratë të re me Mançester Junajtedin, sipas së cilës ai në ‘Old Traford’ do të qëndrojë deri qershorin e vitit 2022. Në këtë kontratë mes palëve është përfshirë edhe klauzola, sipas së cilës, Smolling mund të vazhdojë të njëjtën edhe për 12 muaj të tjerë.

‘Është ky sezoni im i 9-të te Junajtedi. Jam i lumtur që do vazhdojë të luaj për këtë skuadër. Për mua është një nder i madh të jem pjesë e këtij klubi. Tani të gjithë jemi të koncentruar, që të bëjmë më të mirën për skuadrën në këto ndeshje të fundit që na presin para festave’ – tha Smolling.

‘Jam i kënaqur që Kris nënshkroi kontratë të re. Ai tashmë në këtë klub është një kohë më të gjatë dhe një ndër futbollistët më standard në formacion’ – u shpreh trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Zhoze Murinjo.

Smolling te Mançester Junajtedi erdhi gjatë vitit 2010-të nga rradhët e Fulhamit.

Leave a Reply