Messi jashtë ekipit? Valverde jep verdiktin

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde deklaroi të hënën se sipas të gjitha gjasave, kapiteni i ekipit katalanas, Lionel Messi do të luajë të martën kundër Villarreal në ndeshjen e vlefshme për La Liga, duke mos kursyer aspak argjentinasin, pavarësisht se ekipi blaugrana ndodhet i shkëputur në krye të klasifikimit me 10 pikë avantazh.

“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme këtë ndeshje, ndonëse shumë njerëz kanë tashmë vëmendjen e tyre te përballje e Champions League apo edhe te sfida me Atletico Madrid. Një shans ky për të lënë Messin pushim për një turn? Nuk ekziston kurrë skenari për të lënë pushim një futbollist si Messi, gjithsesi do ta shohim nesër”, zbuloi trajneri i Barcelonës.

“3 pikët nesër vlejnë njëlloj si ato ndaj Atletico. Është një ndeshje perfekte për të fituar. E di shumë mirë që rivalët tanë presin me padurim hapin tonë fals, për të ushqyer shpresat e tyre për rikuperim. Nuk duam tu japim asnjë shans”, vijoi tekniku i ekipit blaugrana.

“Kemi edhe 9 ndeshje, nëse fitojmë gjashtë prej tyre, atëherë jemi kampionë. Por kur kemi edhe 6 ndeshje për të fituar, nuk do të thotë se kemi fituar titullin kampion. Kemi ende shumë punë për të bërë”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Leave a Reply