Arrestohet trajneri serb, kapet me dy kilogramë heroinë

Një trajner serb, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, teksa po udhëtonte nga Austria drejt Zvicrës është arrestuar më 6 mars 2019, siç thotë Drejtoria Federale e Doganave  në Zvicër përmes një deklarate të lëshuar këtë të enjte.

Në pikën e kontrollit në Diepoldsau, trajneri 27 vjeçar u ndalua dhe u kontrollua nga stafi i ndihmës.

Derisa e skanonin, ata vunë re se ai kishte fshehur disa paketa nën rrobat e tij.

Një ekzaminim i afërt zbuloi se ai kishte mbështjellë rreth trupit rreth dy kilogram heroinë, me të cilën po hynte në Zvicër.

I riu dhe droga e konfiskuar iu dorëzuan policisë kantonale të Shën Gallenit.

Në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik të kantonit në fjalë, do të niset një proces penal ndaj të arrestuarit.

Leave a Reply