Tifozët e Liverpullit e përjetuan rëndë humbjen e titullit

Liverpulli do të vazhdojë të ëndërrojë titullin e kampionit në Angli. Edhe pse këtë vit skuadra nga “Enfilld Roud” kishte tubuar plotë 97 pikë, ata nuk arritën të rikthejnë trofeun e kampionit në vitrinat e tyre, pasi sipër tyre, në pozitën e parë me vetëm një pikë më shumë u rendit Mançester Siti, që në këtë mënyrë edhe për të dytin vit me rradhë arriti që të shpallet kampion i Anglisë.

Titulli i cili ju mungon që nga viti 1990, i ka prekur shumë tifozët e Liverpullit, që kanë përjetuar goxha rëndë këtë edicion të kampionatit anglez.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer talljet e rënda për ‘Të Kuqtë’, të cilët edhe këtë vit dështuan ta sillnin trofeun e Premierligës në ‘Enfilld Roud”.

Fotot që po qarkullojnë së fundmi në Twitter tregojnë më së miri se si e kanë pritur triumfin e Sitit ndaj Brajtonit tifozët e Liverpullit.

Leave a Reply