Kupa e Italisë i takon Lacios së Strakoshës dhe Durmishit! (VIDEO)

Lacio është fitues i Kupës së Italisë për vitin 2019! Sonte “lacialët” në “Olimpiko” mundën Atalantën me rezultatin 2:0, me dy gola të shënuar në 10 minutëshin e fundittë takimit.

Sergej Milinkoviç-Saviç në minutën e 82-të kaloi në epërsi Lacion, teksa me golin e shënuar në minutën e fundit të takimit, Hoakin Koreja vulosi fitoren e skuadrës së tij, që në këtë mënyrë shpëtoi këtë sezon në futbollin italian.

Në anën tjetër edhe përkundër sezonit të shkëlqyeshëm, Atalanta mbeti pa trofe, ndërsa qëllimi i tyre tashmë do të jetë ruajtja e pozitës së katërt dhe sigurimi i një vendi për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Te Lacio sonte në portë sërish ishte Thomas Strakosha, mirëpo jo edhe Riza Durmishi, teksa në anën te Atalanta luajti vetëm Berat Xhimshiti.

Leave a Reply