Shtatëshkurti Sensi shënon me kokë dhe i siguron fitoren Interit (VIDEO)

Skuadra e Interit ka regjistruar fitore minimale 1:0 si vendas kundër Udinezes në ndeshjen e javës së tretë në “Serie A”. Golin e vetëm në këtë ndeshje për “zikaltërit” e realizoi Stefano Sensi në minutën e 44-të, pasi nga minuta e 35-të mysafirët mbetën me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit të Rodrigo de Paul.

Kësisoj “neroaxurrët” për momentin janë ekipi i vetëm në elitën e futbollit italian me 3 fitore nga po aq ndeshje.

Leave a Reply