Beshiktashi nuk fiton sërish! (VIDEO)

Beshiktashi tashmë 3 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore në Superligën e Turqisë, duke mbetur shumë pozhtë në renditje, njofton “infOSport.mk”.

“Shqiponjat e Zeza” nga Stambolli sonte në fushën e tyre barazuan 1:1 me Bashakshehir, skuadër kjo që e para kishte shënuar gol në këtë përballje.


GOLAT NGA NDESHJA, BESHIKTASH-BASHAKSHEHIR. 


Pas pjesës së parë pa gola, francezi Enco Krivelli në minutën e 54-të kaloi në epërsi skuadrës mysafire të Istanbul Bashakshehir,  teksa barazimin Beshiktashi e gjeti vetëm në minutën e 83-të, edhe atë falë ekzekutimit të saktë të Burak Jilmaz nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi, Beshiktashi mbetet në pozitën e 11-të me 5 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe kundërshtari i tyre i sontëm, Bashakshehir në pozitën e 12-të, ndërkohë pas 5 xhirove të para, tabelën e klasifikimit e udhëheq, Alanyaspor me 13 pikë, duke lënë pas vetes Fenerbahçen e Vedat Muriqit dhe Gaziantepin, që kanë nga 10 pikë.

Leave a Reply