Zidane: Nëse luajmë ndaj Liverpullit, do t’i eliminojmë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane me shaka ka thënë se skuadra e tij do ta eliminonte Liverpullin, në rast përballeje në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka përfunduar në vendin e dytë në grupin “A”, dhe një nga kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër, janë edhe kampionët aktual të Europës, Liverpull.

I pyetur nëse Liverpull janë një skuadër që duhet shmangur, Zidane duke buzëqeshur u përgjigj: “Nëse luajmë kundër Liverpullit, ne do t’i eliminojmë ata”.

“Ne nuk mund të bëjmë më shumë rreth shortit”, përfundoi francezi.

Real Madrid në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, mposhti Klub Bryzh si mysafir me rezultat 3:1, megjithatë në fund duheshe të pajtohet vetëm me pozitën e dytë në grup, pas Paris Sen Zhermenit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply