Djokoviç eliminon Federer, prek finalen e madhe të “Australian Open”

Novak Djokoviç do të luaj në finalen e “Australian Open”, pasi në gjysmëfinale eliminoi zviceranin Roxher Federer, edhe pse e nisi ndeshjen keq.

Gjithsesi ai ia doli të bënte kthesën dhe të triumfonte 7-6 në setin e parë.

Në vijim të ndeshjes Djokoviç u tregua perfekt, duke triumfuar në setin e dytë 6-4, kurse në të tretin 6-3.

3:0 me sete dhe tenisti siguroi për te tetën herë finalen në kuadër të “Australian Open”. Deri më tani, serbi nuk ka humbur asnjë finale në këtë kompeticion, duke e ngritur 7 herë trofeun në vitet 2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019.

Në finalen e madhe Djokoviç do të mirëpret fituesin nga përballja Zverev – Thiem. Finalja e madhe në program është me datë 2 shkurt.

Leave a Reply