Shtyhet ndeshja Eibar-Sociedad, arsyeja do t’ju habisë

Ndeshja e javës së 24-të në La Liga ndërmjet Eibarit dhe Real Sociedadit nuk do të zhvillohet. Edhe pse e njëjta ishte paraparë të zhvillohet gjatë ditës së nesërme, e nëjta është shtyrë për shkak të cilësisë së dobët të ajrit.

Kjo ndotje ka ardhur pas një zjarri që ka rënë në një landfill, atje ku janë bllokuar edhe dy persona që nuk janë gjetur akoma.

Ishte vetë departamenti i shëndetit të qeverisë që ka rekomanduar që të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv, derisa situata të vihet nën kontroll.

Kjo ngjarje ndodhi afër Eibarit në 6 shkurt dhe akoma nuk ka ardhur në vijën e duhur cilësia e nivelit të ajrit. Të dyja palët kanë rënë dakort për mos zhvillimin e kësaj përballje, që do të luhet në një tjetër ditë.

Leave a Reply