Koronavirusi i ka shndërruar stadiumet në spitale

Në Amerikën e Jugut, avancimi i shpejtë i koronavirusit, ka bërë që të rritet kujdesi dhe për këtë arsye edhe futbolli është mobilizuar për të përballuar emergjencën.

Shumë klube, sidomos nga Brazili dhe Argjentina, janë shprehur të gatshme që stadiumet e tyre dhe qendrat sportive t’i “shndërrojnë” në spitale.

Santosh, Korinthians, San Paolo, Boka Xhuniors, San Lorenzo apo Njuells janë disa nga 14 klubet që tashmë u kanë komunikuar qeverive respektive vullnetin për të ndihmuar në infrastrukturën spitalore.

Kujtojmë numri i të vdekurve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 13 mijë.

Leave a Reply