Kololli shënon në fitoren e thellë të Cyrihut 

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka rigjetur golin pas një kohe të gjatë me fanellën e Cyrihut. Kololli ka shënuar në miqësoren që Cyrihu e fitoi 5:1 kundër Vaduz.

Kololli shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 24-të, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve për Cyrihun u regjistruan edhe Koide, Kramer dhe marokeni Mahi, i cili shënoi dy gola.

Te Cyrihu në këtë përballje, përveç Kolollit, u paraqitën edhe mesfushori Hekuran Kryeziu dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Në Superligën e Zvicrës, ku janë zhvilluar 23-të xhiro, Cyrihu renditet në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa rifillimin e sezonit skuadra e treshes shqiptare do ta nis kundër Jang Bojs në transfertë.

Leave a Reply