Edin Xheko futet në historinë e Romës

Sulmuesi i Romës, Edin Xheko, ka hyrë në historinë e klubit “romak”, teksa është bërë golashënuesi më i mirë i huaj i skuadrës nga kryeqendra italiane.

Sulmuesi boshnjak mbrëmë shënoi në fitoren 2:1 të Romës ndaj Veronës, duke arritur kështu në shifrën e 15 golave sezonal.

Kësisoj boshnjaku arriti në shifrën e përgjithshme prej 105 golash me fanellën e Romës, duke tejkaluar në këtë mënyrë argjentinasin, Pedro Manfredini.

Ndërkohë Xheko renditet i 5-ti në listën e përjetshme të golashënuesve në historikun e Romës, teksa i nevojitet vetëm edhe 1 gol për tu barazuar me të katërtin në këtë listë, Rodolfo Folk.

TOP3-shi përbëhet nga Amedeo Amadej, Roberto Pruco dhe lideri Françesko Toti.

Leave a Reply