Kostakurta: Suksesi i Milanit ka vetëm një emër, Zlatan Ibrahimoviç

Ish-mbrojtësi i Milanit, Alesandro Kostakurta, është shumë i lumtur për ecurinë e “kuqezinjve”, ndërsa i njëjti është i mendimit se gjitha meritat për këtë sukses shkojnë në adresë të sumuesit boshnjak me pasaportë suedeze, Zlatan Ibrahimoviç.

Të besuarit e Stefano Piolit kanë plot 12 ndeshje pa humbur në Seria A, që nga rifillimi i futbollit në qershor, por Kostacurta e vuri re ndryshimin që në muajin janar në ekipin kuqezi.

“Jam shumë optimist. Lojtarët tashmë e kanë kuptuar filozofinë e Piolit dhe ecuria e tyre është thjesht fantastike. Përpara se të vinte Ibra, Pioli po luante me ritmin e Xhiampaolit, ndërsa tani e ka dyfishuar atë”, – ka thënë Kostakurta për “Sky Sport Italia”.

”Për mua është më shumë një Milan para dhe pas Ibrahimoviçit, sesa një Milan para dhe pas pandemisë së Koronavirusit”, – përfundon Kostakurta, duke thurur elozhe për gjigantin suedez.

Milani edicionin 2019/2020 e mbylli në pozitën e 6-të në renditje, duke siguruar kështu rikthimin në Liga Europa, aty ku vite më parë u përballë me Shkëndijën. Nuk i dihet, fati ndoshta mund të vë përballë këto dy skuadra sërish edhe këtë vit!?

Leave a Reply