Zvicër, rrufeja godet gjatë një ndeshje futbolli, 14 të lënduar!

Një lajm jo i mirë na vjen nga Zvicra, aty ku rrufeja kishte goditur teksa po zhvillohej një ndeshje futbolli e grupmoshave të reja në Zvicër mes klubit FC Abtëil dhe FC Munsterlingen.

Si pasojë e gjithë kësaj, mbetën të lënduar 14 futbollistë, 6 nga ekipi vendas i FC Abtëil dhe 8 nga ekipi i FC Munsterlingen.

Që të gjithë futbollistët janë të moshës 15-16 vjeçare dhe ata janë dërguar në Spital.

“Sipas informatave tona, personat e prekur janë në spital në gjendje stabile. Kjo vlenë edhe për të riun që ishte pa ndjenja në fushë”, thuhet në njoftim nga FC Abtëil.

Leave a Reply