Visar Musliu megjithatë do të luaj ndaj Kosovës

Visar Musliu do të luaj ndeshjen e 8 tetorit kundër Kosovës, e vlefshme për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, njofton “infOSport.mk”. Është ky vendimi më i ri i UEFA-s, që njëherit ka suspenduar mbrojtësin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut me dy ndeshje, për shkak kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) në ndeshjen kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

Kështu Musliu nuk do të mund të ndihmojë “verdhekuqtë” në dy ndeshjet e Ligës “C” kundër Estonisë me 11 tetor në transfertë dhe kundër Gjeorgjisë me 14 tetor në Shkup.

Kujtojmë Maqedonia e Veriut në dy ndeshjet e para të edicionit të ri në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të grupit 2 të Ligës “C”, shënoi fitore 2:1 ndaj Armenisë në Shkup, ndërsa barazoi 1:1 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

Leave a Reply