Andi Zeqiri realizon gol tjetër për Zvicrën

Sulmuesi i ri kosovar Andi Zeqiri ka realizuar një gol tjetër me U-21 e Zvicrës. Shpresat e Zvicrës triumfuan 3:0 ndaj Lihtenshtajnit, derisa Zeqiri realizoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 42-të.

Sulmuesi i Brajtonit po kërkohet nga Kosova. Fillimisht babai i tij e kishte konfirmuar se ai do të luajë për Kosovën, por më pas vetë Zeqiri tha se ka vendosur të vazhdojë me Zvicrën së paku deri në fund të ciklit eliminator për Evropian.

Shpresat e Zvicrës e kryesojnë Grupin 2 eliminator me 24 pikë nga 8 ndeshje, 3 më tepër se Franca e vendit të dytë.

Leave a Reply