Messi mbrëmë me Barcelonën vendosi edhe një rekord të ri

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që ka shënuar  në 16 edicione radhazi.

Ylli argjentinas arriti të shënonte edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Ferencvaroshit, ndaj së cilës skuadër në fund Barcelona shënoi fitore 5:1.

Lionel Messi realizoi golin e parë të këtij takimi, kur në minutën e 27-të doli të jetë i saktë nga pika e bardhë,ndërsa githashtu asistoi edhe në golin e fundit të shënuar nga Usman Dembele. Përveç kësaj dyshe, në listën e golashënuesve te “katalunasit” u regjistruan edhe Ansu Fati, Kutinjo dhe Pedri.

Leave a Reply